Ndalohet therja e kafshëve pa anestezi, Gjykata greke ndërpret ritualet fetare

schedule09:13 - 28 Tetor, 2021

schedule 09:13 - 28 Tetor, 2021

Gjykata e Lartë greke rrëzoi një vendim të qeverisë që lejonte therjen e kafshëve pa anestezi, si pjesë e ritualeve të hebrenjve dhe të myslimanëve që jetojnë në vend.

Sipas vendimit hebrenjtë nuk mund të kryejnë ritualin “kosher” dhe as myslimanët atë të kurbanit.

Kërkesa në Gjykatën e Lartë u dorëzua nga Federata Panhelene e Mirëqënies së Kafshëve, që kërkoi anulimin e vendimit që përjashtonte aplikimin e anestesizë te kafshët që thereshin për qëllime rituale.

Gjykata e Lartë vendosi se shteti grek duhet të marrë masa për mirëqenien e kafshëve dhe të mos lejohet therjen e tyre për arsye fetare pa ju bërë anestezia.

Sipas vendimit të gjykatës, në zbatim të rregulloreve evropiane që janë inkorporuar në legjislacionin grek, therja e kafshëve është e ndaluar pa anestezi dhe për këtë arsye u gjykua se shteti grek “duhet të rregullojë çështjen e therjes së kafshëve në një mënyrë që siguron si mbrojtjen e kafshëve nga çdo vuajtje gjatë therjes së tyre, ashtu edhe lirinë fetare të myslimanëve fetarë dhe hebrenjve që jetojnë në Greqi, duke shfrytëzuar mundësitë e parashikuara nga dispozitat e mësipërme të nenit 26 të Rregullores 1099/2009”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!