Ndalohet një serb në veri të Kosovës

schedule17:42 - 13 Prill, 2024

schedule 17:42 - 13 Prill, 2024

Policia e Kosovës e ka ndaluar të shtunën Sreçko Sofronijeviçin në pikën kufitare me Serbinë, Bërnjak për pjesëmarrje në protestat e vitit 2021, të organizuara për shkak të zbatimit të një aksioni kundër kontrabandës me mallra.

Si pasojë e rritjes së tensioneve protestuesit janë përleshur, asokohe, me zyrtarët policorë, dhe patën mbetur dhjetëra persona të plagosur nga të dyja anët, përfshirë Sofronijeviçin.

Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë, e cila ka mbështetjen e Beogradit zyrtar, ka vlerësuar se “terrori ndaj serbëve nga regjimi në Prishtinë po vazhdon”.

“Në atë listë të arrestuar janë më shumë se 80 persona në lidhje me sulmin ndaj rendit kushtetues, disa prej të cilëve mjekë, biznesmenë, përfaqësues politikë të popullit serb, drejtorë të institucioneve dhe institucioneve publike”, është thënë në reagimin e Listës Serbe.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!