Ndalohen 5 deputetët e VV për hedhjen e gazit lotsjellës

schedule16:59 - 21 Mars, 2018

schedule 16:59 - 21 Mars, 2018

Policia e Kosovës ka ndaluar deputetët e Vetëvendosjes, me urdhër të prokurorisë së shtetit për hedhjen e gazit lotsjellës në sallën e parlamentit. Ata janë Ismail Kurteshi, Fitore Pacolli e Albulena Haxhiu. Ndërsa deputeti i katërt, Liburn Aliu është ndaluar, pasi ka marrë kartat e votimit të kolegëve deputetë, për t’u pamundësuar votimin.

Deputeti i Vetëvendosjes Sami Kurteshi, tha se nuk ka pasur vendim, që ata të largohen nga salla, ndërsa deputetja Albulena Haxhiu ka thënë, se janë larguar dhunshëm, sepse kështu kërkonte kryesia.

Më herët, Kryesia e Kuvendit vendosi që të përjashtojë pesë deputetë të kësaj partie, për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës në seancën për demarkacionin.

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, në një deklaratë për KTV-në, tha se do të denoncojë në polici  deputetin e Vetëvendosjes, Liburn Aliun për vjedhje të kartave votuese të deputetëve të mazhorancës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!