Ndalimi i qeseve plastike, Kumbaro: Do të rrisim gjobat, t’i kthehemi zakonit të vjetër me torba

schedule10:31 - 9 Prill, 2022

schedule 10:31 - 9 Prill, 2022

Në Kongresin e Partisë Socialiste, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ka folur për ligjin për qeset plastike. Ky ligj që ndalon përdorimin e qeseve plastike nga 1 qershori i këtij viti, ndërsa Kumbaro theksoi se gjobat për shkelësit do të rriten.

Ministrja u shpreh se ka ardhur koha që t’i kthehemi zakonit të vjetër të çantave për të bërë blerje.

“Në 17 mars miratuam ligjin që ndalon prodhimin tregtimin e import e qeseve plastike se na rezulton që është ndotësi kryesor i ujërave e lumenjve. Duhet t’i kthehemi patjetër e këtë e kemi shumë seriozisht se jemi të vendosur t’i qepemi e mos i ndahemi t’i kthehemi zakonit të torbave prej cope, rrjetave me të cilat ishim mësuar kur nuk e dinim që kishte qese.

Do e ndjekim me masa e sanksione, se nga sondazhi i fundit i Këshillimit Kombëtar 77% e të pyeturve kërkojnë rritjen e sanksioneve e ndëshkimeve e gjobave për ndotësit në mjedis.

Ndotja nuk është thjesht gabim por krim mjedisor, do i rrisim gjobat por do jemi të qendrueshëm deri sa të mos lëmë asnjë cep të Shqipërisë për të cilën krenoheni e zihemi në FB ta kemi të pastër si kemi shtëpitë tona brenda derës sonë”, deklaroi ministrja. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!