Ndalimi i muzikës, Kel Demi “nuk i ndahet” Manastirliut: Një çift u ndan se gruaja këndonte në dush

schedule07:25 - 21 Korrik, 2020

schedule 07:25 - 21 Korrik, 2020

Edhe mëngjesin e sotëm nuk kanë munguar batutat në emisionin “ABC e Mëngjesit”. Ka qenë moderatori Enkel Demi, i cili ka ironizuar sërish ministres e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Këtë herë, ai e ka ironizuar lidhur me vendimin për ndalimin e muzikës pas orës 20:00 për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

“Do organizohen koncerte rroku në 8 të mëngjesit. Nuk do quhet jetë nate po jetë dite. Ku po shkoni? në party, mbarojmë në 2 të drekës.

Ky vendim ka mbushur me entuziazëm të gjithë këngëtarët, të cilët tashmë do të qendrojnë pranë familjarëve të tyre”, tha Demi.

Ndërkohë më tej shtoi me plot humor: “E morët vesh një çift u ndan dje se gruaja këndonte në dush pas orës 8”.

Kujtojmë që ditën e djeshme, ai ka ironizuar Manastirliun, pas publikimit të videos, ku si serum ishte përdorur një shishe uji. Moderatori ka thënë se shëndetësia po ecën me hapa galopant./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!