Ministrja e Infrastrukturës Belindja Balluku ka reaguar sërish në lidhje me situatën në aeroportin e Rinasit, ku pas dy ditësh pezullim kanë vijuar normalisht fluturimet.
Balluku përmes një postimi në rrjetin social Twitter bën me dije se paraditen e kësaj të premte është kthyer normaliteti në Rinas.
Ndër të tjera ajo theksoi se sot disa nga kontrollorët janë kthyer në punë dhe janë në krye të detyrës.
“Albcontrol në normalitet të plotë. Kontrollorët e kthyer në përgjigje të apelit tonë jane në krye të detyrës. Drejtësia të zbardhë deri në fund ngjarjen e rëndë. Plani i pengmarrjes dështoi”, shkruan Balluku.e.su./abcnews.al