Sulmet ushtarake Ruse kundër Ukrainës kanë shkaktuar dëme të mëdha ku ka dhe viktima në njerëz. Një situatë e tensionuar mes dy shteteve e cila ka shkaktuar panik të madh te të afërmit e atyre që ndodhen në Ukrainë.
Mes tyre është edhe ish-trajneri i Romës, Fonseca, i cili ka mbetur i izoluar në Ukrainë, pa mundur të largohet dhe të bashkohet me familjen e tij. E shqetësuar për këtë është edhe gruaja e tij, Katerina Ostroushko ka bërë thirrje që të ndalojë kjo çmenduri.
Në një intervistë për “Il Tempohe” gruaja e Fonseca, ka theksuar se vetëm përkrahja nuk mjafton dhe se bota nuk dëshiron luftë por paqe.
“Nuk është një ‘operacion special’, por një luftë cinike dhe mizore. Qytetet dhe fshatrat e Ukrainës janë në zjarr, nën bombardimet dhe bombat. Raketat nga Rusia dhe Bjellorusia fluturojnë në ndërtesa banimi shumëkatëshe.
Kjo është ajo që kam parë me sytë e mi dhe ajo që miliona ukrainas shohin çdo ditë. Fuhrerët e çmendur dërgojnë ushtarët e tyre për të vrarë ukrainasit që sakrifikojnë jetën e tyre për të mbrojtur atdheun e tyre, gratë dhe fëmijët e tyre.
Kjo është e vetmja e vërtetë dhe nuk ka të tjera. Mos besoni nëse ju thonë se bombat nuk fluturojnë mbi civilët. Ata fluturojnë, ata vrasin dhe shkatërrojnë. Mos besoni nëse ju thonë se qeveria jonë është ‘naziste’. Kush e di se cili qytet dhe cili vend do të bombardohet nesër? E gjithë bota është rreshtuar përkrah Ukrainës. Ne presim dhe shpresojmë se dikush mund të na ndihmojë.
Por sot nuk mjafton! Për sa kohë që bombat vazhdojnë të bien dhe ukrainasit vazhdojnë të vdesin, kjo nuk mjafton. Ju lutem ne nuk duam luftë. Ndaloni këtë luftë të çmendur. Ndalo tani!”, përfundoi gruaja e Fonsecas. /f.a/abcnews.al