Ndalen Vllaznia e Partizani/ Shkodranët, veç barazim në Shkodër me Elbasanin

schedule15:39 - 22 Shkurt, 2025

schedule 15:39 - 22 Shkurt, 2025

Të treja rezultatet u arritën në tri ndeshjet e para të javës së 26-të të Superligës shqiptare në futboll.

Vllaznia, ekipi i vendit të dytë, u ndal në Shkodër nga Elbasani në një barazim 1-1.

Vendasit patën epërsi, por kapiteni I tyre, Bekim Balaj, humbi penallti.

Partizanit I ndodhi më keq, pasi u mund në fushën e tij. Bylisi triumfoi 3-2 në “Arenën e Demave”, edhe pse u ndodh në humbje 0-2.

Tetëmbëdhjetë herë kampionët e vendit shënuan gola të shpejtë nga Taipi në 13’ dhe Sembene në 16’, por më pas sikur u fikën.

Ish-lojtari i Partizanit, Viktor Da Silva shkurtoi menjëherë diferencën, ndërsa Mustafa barazoi 19 minuta para fundit.

Suksesi I ekipit nga Ballshi u arrit në minutën e dytë shtesë kur shënoi Ruçi.

Kjo ishte humbja e dytë radhazi e të kuqve, dhe klubi shkarkoi trajnerin Veselinoviç.

Skuadra e vetme vendase që fitoi ishte Dinamo.

Blutë e kryeqytetit mposhtën Laçin 2-0 në “Elbasan Arenë”, dhe të dy golat u shënuan nga sulmuesi Devi Bregu, nga një në secilën pjesë loje.

Ky ishte suksesi I parë I “nëndetëses” pas 4 barazimeve, dhe ekipi I trajnerit Ilir Daja mbetet në pretendime të paktën për të arritur vendin e dytë, e për të qenë paksa më I favorizuar në plej ofin për titull.

Egnatia kryeson Superligën me 48 pikë dhe një ndeshje më pak, Vllaznia ka 45, Dinamo 44 dhe Partizani 40 pikë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!