Serie A e ka mbyllur siparin për këtë vit dhe lojtarët kanë kënaqësinë të shijojnë pushimet dhe të shpenzojnë pak më shumë kohë në rrjetet sociale.
Së fundmi Marash Kumbulla u ka dhënë mundësinë fansave në Instagram ta pyesin dhe mbrojtësi u është përgjigjur. I pyetur në lidhje me idhullin e tij në kombëtaren e Shqipërisë, mbrojtësi i Romës përgjigjet me emrin e një ish-laciali, Lorik Canës.
Mbrojtësi tregon edhe njëherë se që në vogëli është frymëzuar nga Giorgio Chiellini dhe tregon gjithashtu se dita më e bukur e jetës së tij ishte 8 shkurti i këtij viti, kur ishte ditëlindja e tij dhe Verona ndeshej me Juventusin. Përgjigjen Kumbulla e shoqëron me një foto në një duel me CR7.
Në atë ndeshje Kumbulla bëri një paraqitje mbresëlënëse, ku shënoi një gol, i cili më pas u anulua dhe ishte i pamposhtur në duelet me Ronaldon dhe yjet e tjerë të Juventusit. Atë sfidë e fitoi Verona me shifrat 2-1. /abcnews.al