Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Ndaj Bylisit gjithmonë e vështirë”, Duro: Më vjen keq për Nwabueze

schedule16:39 - 13 Shkurt, 2021

schedule 16:39 - 13 Shkurt, 2021

Laçi mundi të fitojë sot me shifrat 0-1 ndaj Bylisit, pas një ndeshje, e cila u njollos nga një sherr masiv në nisje të pjesës së dytë, ku Nwabueze u ndëshkua më karton të kuq dhe pritet të dënohet rëndë nga Komisioni i Disiplinës.

Pas ndeshjes për Supersport foli trajneri i kurbinasve, Shpëtim Duro, që dënon dhunën e ushtruar dhe vlerëson cilësitë e skuadrës së tij.

“Ballshi ka qenë gjithmonë ekip i fortë dhe i vështirë dhe terreni na e bëri të vështirë. Djemtë kanë bërë punë heroike sot. Kam kritika jo vetëm për Nwabueze. Ka qenë moment kur nuk e kam parë, më pas nuk e kam parë dhe arbitri nuk e ka parë mirë besoj.

Sa për sherrin nuk dua ta komentoj sepse nuk ka nevojë besoj. Më vjen keq që i ndohi Nwabueze ajo situatë sepse kishte ardhur shumë mirë fizikisht dhe ishte stërvitur rregullisht. Ishim në momentin më të mirë të skuadrës dhe Nwabueze dhe tani nuk dihet ç’do të ndodhë sepse priten dënime.

Skuadra nuk ka ndryshime nga vjet, kanë ardhur disa lojtarë cilësore. E rëndësishme është që skuadra të vijë pas meje. Kemi rritje të dukshme dhe skuadra e ka të qartë se s’duhet të dalin jashtë detyrave që unë jap. Ndeshjet e Laçit janë me ekuilibër në të gjitha fazat e lojës”, u shpreh Duro. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!