Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ndahet nga jeta Robert Duvall/ Fitues i Çmimit “Oscar” ishte 95 vjeç

schedule22:38 - 16 Shkurt, 2026

schedule 22:38 - 16 Shkurt, 2026

Robert Duvall, ikona e kinematografisë së Hollivudit i njohur në mbarë botën për rolet e tij legjendare, është ndarë nga jeta në moshën 95 vjeçare.

Lajmi u bë i ditur nga bashkëshortja e aktorit përmes një postimi në rrjetet sociale. Sipas statusit të publikuar këtë të hënë, njoftohet se aktori ndërroi jetë të dielën i rrethuar nga familjarët dhe miqtë e tij më të afërt.

Robert Duvall ishte fitues i dhjetëra çmimeve kinematografike, ku mes tyre edhe një çmim Oscar për Aktorin më të Mirë në vitin 1983 për rolin e tij si një këngëtar i muzikës country në filmin klasik Tender Mercies.



Karriera e tij artistike zgjati rreth shtatë dekada dhe përfshin disa nga rolet më të paharrueshme në historinë e kinemasë. Ai u bë i njohur në mbarë botën me interpretimet në filma si Kumbari, Apocalypse Now, The Conversation, Network dhe The Natural, si dhe në dhjetëra projekte të tjera të suksesshme.

Familja e Duvall ka zbuluar se aktori kishte kërkuar që për të të mos kishte një shërbesë formale funerali dhe iu bëri thirrje fansave të cilët duan që të nderojnë aktorin, që të zgjedhin të shohin një film të mirë, të kenë një takim me miqtë apo të marrin makinën për t’u larguar paksa nga jeta e tyre e përditshme.

I lindur më 5 janar të vitit 1931 në San Diego të Kalifornisë, me një nënë e cila ishte aktore amatore dhe i ati një kundëradmiral amerikan, aktori u rrit në bazat ushtarake amerikane në të gjithë vendin pasi të atit i duhej të lëvizte shpesh.

Robert Duvall shërbeu dy vite në Ushtrinë Amerikane gjatë Luftës Koreane dhe kur u kthye në Shtetet e Bashkuara ai vendosi të vijonte studimet e tij në degën e dramës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!