Blogerja Farah El Kadhi ka vdekur nga një atak në zemër në moshën 36 vjeçare. Ylli ishte duke shijuar pushimet në Maltë dhe ishte në një jaht kur u gjet trupi i saj pa ndjenja.
Incidenti ndodhi më 17 qershor dhe ylli i lindur në Tunizi u dërgua me urgjencë në spitalin Mater Dei në Msida, i cili është në lindje të ishullit.
Farah shihej si një nga blogeret më të njohura në Tunizi dhe kishte grumbulluar mbi një milion ndjekës në Instagramin e saj dhe kishte markën e saj të modës, Bazarbyfaf.
Postimi i saj i fundit në Instagramin e saj mban datën 7 qershor dhe ajo shfaqet duke pozuar pranë një restoranti buzë plazhit në Spilia në Mykonos.Ylli kishte veshur një fustan kuq e bardhë teksa pozonte me një çantë dore dhe syze dielli rozë./abcnews.al