Është ndarë papritur nga jeta regjisori i Radio Televizionin Shqiptar Roland Roshi, ndërsa ishte në krye të detyrës, përpara edicionit informativ. Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të RTSH-së dhe nga miq e të afërm në rrjetet sociale.
Roland Roshi ka lindur dhe është rritur në qytetin e Përmetit. Ka mbaruar Institutin e Larte të Arteve, që sot njihet si Akademia e Arteve të Bukura. Ka filluar punë për herë të parë në qytetin e Fierit, në teatrin Bylis të të Fierit, ku është shquar për rolin e tij si “Avni Rustemi”, tek Drama “ Dy krisma në Paris”.
Puna e tij ka qenë e lidhur ngushtë edhe me regjinë. Për shume vite ka punuar si regjisor me Estradën dhe Teatrin e Fierit. Më pas puna e tij ka vazhduar në Radio Tirana dhe në Televizion si folës lajmesh dhe si regjisor spektaklesh dhe emisionesh informative. /abcnews.al