Ndahet nga jeta në moshën 97-vjeçare, fituesja më e vjetër e “Miss America”

schedule10:23 - 2 Nëntor, 2021

schedule 10:23 - 2 Nëntor, 2021

Është ndarë nga jeta në moshën 97-vjeçare, fituesja më e vjetër e “Miss America”, Jo-Carroll Dennison.

Sipas mikut të saj Evan Mills, ajo vdiq në shtëpinë e saj në Kaliforni muajin e kaluar.

Organizata “Miss America” ka shprehur ngushëllimet e saj, kur dëgjoi për vdekjen e Dennisn, duke shkruar në Instagram “Ne e falënderojmë atë për gjithçka bëri, do na mungojë shumë”.

Dennison mbajti titullin gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe prishi konventën duke refuzuar të veshë rroba banje në skenë pas konkursit.

Duke folur në galën e 100-vjetorit të konkursit në fillim të këtij viti, ajo përgëzoi “Organizatën Miss America” për heqjen e pjesës së garës me rroba banje në vitin 2018 dhe fokusimin në “tërësinë e secilit kandidat”.

Të nisura gjatë Luftës së Ftohtë, konkurset e Chinatoën ishin shumë më tepër se një çmim bukurie./abcnews.al

 

UNITED KINGDOM – SEPTEMBER 23: Jo-Carroll Dennison, of Tyler, Texas, who was crowned Miss America for 1942, in the annual bathing-beauty contest at Atlantic City, New Jersey, USA She is 18 years of age. (Photo by Planet News Archive/SSPL/Getty Images)