Walter Mondale, një zë udhëheqës demokrati liberal i fund shekullit të 20-të, i cili ishte zv/president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë presidencës së Jimmy Carter është ndarë nga jeta në moshën 93-vjeçare.
“Epo koha ime ka ardhur. Jam i etur të bashkohem me Joan dhe Eleanor,” shprehet Mondale në një deklaratë për stafin e tij që u publikua pas vdekjes së tij. Ai i referohej bashkëshortes së ndjerë Joan që u nda nga jeta në vitin 2014, dhe vajzës Eleanor, e cila ndërroi jetë në vitin 2011 në moshën 51-vjeçare.
“Para se të shkoja doja t’ju bëja të ditur sesa rëndësi keni për mua.”
Mondale, besonte në qeverinë e aktivizimit dhe punonte për të drejtat civile, integrimi në shkolla dhe mbrojtja e konsumatorit. Ai ishte senator dhe zëvendëspresident gjatë mandatit të vetëm të Carter-it nga viti 1977 në vitin 1981. /abcnews.al/