Kantautori dhe këngëtari i “The Pogues”, Shane MacGowan, ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare, pas një sëmundjeje të rëndë. Muzikanti, hitet e të cilit përfshijnë Fairytale of Neë York të vitit 1987 dhe A Pair of Brown Eyes, vuante nga një sëmundje prej disa kohësh.
MacGowan gjithashtu kishte probleme me drogën dhe alkoolin. MacGowan vdiq në orën 3:30 të mëngjesit të sotëm me gruan dhe motrën pranë tij.
Më 22 nëntor, bashkëshortja e tij tha se ai ishte larguar nga spitali dhe vetëm disa ditë më vonë ata festuan përvjetorin e martesës.
/abcnews.al