Ndahet nga jeta në moshën 55-vjeçare aktori i njohur

schedule14:58 - 21 Shtator, 2021

schedule 14:58 - 21 Shtator, 2021

Aktori i filmave “Friday”, Anthony Johnson, ka ndërruar jetë në moshën 55-vjeçare. Lajmin e kanë konfirmuar zëdhënësit e komedianit. Ndërkohë, shkaku i vdekjes së aktorit nuk e kanë zbuluar ende për publikun.

E kemi humbur një ikonë. Ai do të na mungojë shumë. Anthony na ka lënë me kujtime të mahnitshme të buzëqeshjes, aftësive dinamike të aktrimit, por mbi të gjitha për personalitetin e tij të mirë dhe zemrën prej ari. Lutjet tona shkojnë për gruan e tij Lexis, tre fëmijët e tyre dhe mbarë familjen. Ju kërkojnë t’iu jepni privatësi dhe kohë për ta tejkaluar dhimbjen e kësaj humbjeje kaq të madhe”.

Johnson njihet më së shumti për rolin e Ezalit në filmat e regjisorit F. Gary Gray, “Friday”.  Ai gjithashtu ka luajtur në filma të tillë si, “House Party, “Menace II Society” dhe “Lethal Weapon 3”./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!