Hollivudi po mban zi për humbjen e papritur të yllit të CSI Miami, Evan Ellingson. Aktori i njohur u nda nga jeta të dielën në moshën 35-vjeçare.
Ellingson vdiq në shtëpinë e tij në San Bernardino County, dhe trupi i tij u gjet në dhomën e tij të gjumit, sipas ekzaminuesit mjekësor.
Shkaku i vdekjes së tij ende nuk është konfirmuar, por sipas të dhënave të para autoritetet përjashtojnë mundësinë e vrasjes.
Ellingson kishte rolin e Kyle Harmon në CSI: Miami midis 2007 dhe 2010 dhe kishte qenë jashtë vëmendjes vitet e fundit.
Në vitin 2007 ai u shfaq me Kiefer Sutherland, duke luajtur rolin e nipit të protagonistit.
Dy vjet më vonë ai luajti djalin adoleshent të Cameron Diaz në dramën ‘My Sister’s Keeper’.
Siç tregoi babai i tij për TMZ, aktori kishte qenë duke luftuar me varësinë nga droga vitet e fundit, duke theksuar se vdekja e tij ishte një tronditje për familjen./abcnews.al
Former Child Actor Evan Ellingson has passed away.
.
.
.#RIP #EvanEllingson #MySistersKeeper #Actor #Hollywood #SadNews pic.twitter.com/Qu9mSJwspq— All Time Entertainment (@AllTimeEnt) November 6, 2023