Aktori i mirënjohur kanadez, Christopher Plummer, ka vdekur në moshë 91-vjeçare në Connecticut.
Ai njihet për një sërë filmash hollivudianë si “Tingulli i Muzikës” dhe “Fillestarët”.
“Chris ishte një njeri i jashtëzakonshëm i cili e donte thellësisht dhe e respektonte profesionin me mënyra të vjetra, me humor vetëpërqeshës dhe me muzikë fjalësh”, ka thënë menaxheri dhe shoku i tij prej 46 vjetësh, Lou Pitt.
Ai vazhdoi duke e quajtur thesar kombëtar i cili i vlerësonte për së tepërmi rrënjët e tij kanadeze.
Plummer interpretoi një numër figurash historike kryesore, përfshirë perandorin Romak Komodus në “Rënia e Perandorisë Romake” (1964), Arthur Wellesley në “Waterloo” (1970), Rudyard Kipling në “Njeriu që do të ishte mbreti” (1975) , Mike Wallace në “The Insider” (1999), Leo Tolstoy në “The Last Station” (2009) dhe, së fundmi, si J. Paul Getty në “All the Money in the World”. Në vitin 2019, ai luajti në misterin e vrasjes së Rian Johnson . Por ai gjithashtu punoi me kineastë si Terrence Malick (“Bota e Re”), David Fincher (“Vajza me tatuazhin e dragoit”), Spike Lee (“Malcolm X”) dhe Ron Howard (“Një mendje e bukur”)./abcnews.al