Ndahet nga jeta krijuesi i Sudokut

schedule12:08 - 17 Gusht, 2021

schedule 12:08 - 17 Gusht, 2021

Krijuesi i enigmës të njohur Sudoku, Maki Kaji, ka ndërruar jetë në moshën 69-vjeçare nga kanceri në zorrë. Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur vetë kompania e tij.

Japonezi i njohur si “kumbari i Sudokut”, kishte krijuar enigmën për fëmijë dhe persona “që s’duan të mendojnë shumë”.

Sudoku është lojë e kombinuar me numra në nëntë rubrika, në të cilat duhet vendosur numra nga 1-9, por pa i përsëritur në rendin pasues.

Emri i Maki Kaji ishte bërë i njohur në vitin 2004, kur një numër i Sudokut ishte publikuar në gazetën e përditshme angleze “The Times”. Dy vite më vonë, Japonia rizbuloi enigmën e tyre, të emëruar “gyakuyunyu”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!