Është ndarë nga jeta në moshën 50-vjeçare, ish deputeti i PD, Ali Gripshi. Mësohet se Gripshi ka ndërruar jetë pas një sëmundje të rëndë.
Ai ka qenë deputet i Partisë Demokratike për Peqinin si dhe një nga deputetët më aktiv të PD-së në qarkun e Elbasanit gjatë viteve të para të demokracisë. Së fundmi Gripshi mbante postin e Sekretarit të Partisë Demokratike në Peqin.
Po ashtu Gripshi mbante titullin “Qytetar Nderi” i Peqinit. /abcnews.al