Ndahet nga jeta serenatisti korçar Astrit Koçibelli. Lajmin e ka bërë të ditur Qendra e Artit dhe Kulturës Korçë përmes një postimi në rrjetet sociale.
Korça humbi këtë të premte një nga serenatistët e saj më të dashur. Me zërin dhe shpirtin e tij, Astriti u bë pjesë e historisë së serenatës korçare.
Këngët e tij do të vazhdojnë të jetojnë si kujtim i gjallë i dashurisë dhe artit të qytetit tonë./abcnews.al

