Ndahet nga jeta anëtari i Gjykatës së Lartë/ Darjel Sina vuante nga tumori, prej 3 ditësh në intubim në QSUT

schedule10:29 - 17 Nëntor, 2024

schedule 10:29 - 17 Nëntor, 2024

Anëtari i Gjykatës së Lartë Darjel Sina ka ndërruar jetë në moshën 45 vjeçare mëngjesin e kësaj të diele në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Mësohet se Sina prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë dhe për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore ndodhej në intubim në reanimacionin. Sipas burimeve, Sina prej kohësh vuante nga një sëmundje tumoriale, ku, fatkeqësishtë nuk mundi ta fitojë betejën.

Sina u dekretua si anëtar në Gjykatën e Lartë në prill të vitit 2022. Ndërsa më herët mbante detyrën e Komisionerit Publik dhe përfaqësuesit të interesit të publikut në procesin e vetingut.

Darjel Sina ka përfunduar studimet e postdoktoraturës në Universitetin e Zyrihut në Zvicër, me bursën Federale Zvicerane të Ekselencës në fushën e së Drejtës Kushtetuese dhe Bankare.

Ai mbante titullin akademik Profesor i Asociuar që nga maji i vitit 2014. /abcnews.al