Ndahet nga jeta aktorja e njohur

schedule18:08 - 1 Mars, 2022

schedule 18:08 - 1 Mars, 2022

Aktorja tailandeze, Nida Patcharaweeraphong ka ndërruar jetë në moshën 37-vjeccare. Ajo ka rënë tragjikisht për vdekje nga një barkë e shpejtë me të cilën po shëtiste me miqtë e saj.

Nida ishte duke shkuar me barkë në restorant në lumin Chao Phraya në Bangkok, kur humbi jetën më 24 shkurt. Ajo raportohet se ishte parë e ulur në pjesën e pasme të barkës por rrethanat e rënies tragjike mbeten ende të paqara.

Nëna e 37-vjeccares, Panida Siriyuthyothin mbeti e shtangur dhe tha se bija e saj ishte një notare e mirë. Ajo nuk e besonte dot atë që kishte ndodhur.

“Natën para se ajo të zhdukej mendoja për të, desha t’i telefonoja. Kur dëgjova lajmin nuk mund t’i besoja, përsëri shpresoja të mos ishte ajo”, tha ajo me lot në sy.

Doktorët që kryen autopsinë e Nida konfirmuan se ajo kishte vdekur nga mbytja, si dhe zbuluan një çarje të thellë në këmbën e majtë që mund të jetë shkaktuar nga barka ose nga helika e saj./abcnews.al