Ndahet nga jeta aktorja e njohur si “flokëkuqja e zjarrtë”, Rhonda Fleming

schedule18:13 - 18 Tetor, 2020

schedule 18:13 - 18 Tetor, 2020

Është ndarë nga jeta në moshën 97-vjeçare aktorja e njohur Rhonda Fleming.

Flokëkuqja e zjarrtë që u shfaq me Burt Lancaster, Kirk Douglas, Charlton Heston, Ronald Reagan dhe yje të tjerë të filmit të viteve 1940 dhe 1950, ka ndërruar jetë të mërkurën në Santa Monica, Kaliforni.

Lajmin e ka konfirmuar ndihmësja e Fleming, Carla Sapon për New York Times.

Nga filmi i saj i parë me ngjyra, “A Connecticut Yankee in King Arthur’s Court” (1949) me Bing Crosby, Fleming u bë jashtëzakonisht e popullarizuar tek producentët për shkak të ngjyrave të saj atraktive.

Sakaq, Rhonda ishte pjesëmarrëse edhe në shumë filma të tjerë përfshirë këtu, “While the City Sleeps” dhe “Serpent of the Nile”.

Ajo lindi në Los Angeles më 1923. Gjithashtu kishte qenë e martuar me Thomas Lane për disa vite.

Pas kësaj, artistja amerikane u martua me Ted Mann. Disa vite pasi vdiq ky i fundit, Fleming u martua për herë të gjashtë me Derol W.Carlson, i cili ndërroi jetë në vitin 2017. l.k/abcnews.al