Ndahet nga jeta aktorja e njohur e filmit “E Bukura dhe Bisha”

schedule21:52 - 11 Tetor, 2022

schedule 21:52 - 11 Tetor, 2022

Dame Angela Lansbury, e cila luajti në shfaqjen televizive Murder, She Wrote dhe filmin Beauty and the Beast, ka vdekur në moshën 96-vjeçare.

Lajmin e hidhur e bën të ditur vetë familja e aktores përmes një deklaratë, ku thuhet:

“Fëmijët e Dame Angela Lansbury janë të pikëlluar të njoftojnë se nëna e tyre vdiq në mënyrë paqësore në gjumë në shtëpinë e saj në Los Angeles në orën 1:30 të mëngjesit sot, e martë, 11 tetor 2022, vetëm pesë ditë larg nga ditëlindja e saj e 97-t”.

Përveç tre fëmijëve të saj, Anthony, Deirdre dhe David, ajo ka lënë pas edhe tre nipër, Peter, Katherine dhe Ian, plus pesë stërnipër dhe vëllai i saj, producenti Edgar Lansbury.

Lansbury u nominua për tre Oscar dhe mori një çmim nderi në vitin 2013. Ajo ishte gjithashtu e njohur për rolet e saj në Bedknobs dhe Broomsticks dhe për zërin e zonjës Potts në Beauty and the Beast./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!