Aktori i njohur, Trevor Peacock ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare. Lajmin e hidhur e dha agjenti i tij për Associated Press.
“Trevor Peacock, aktor, shkrimtar dhe këngëtar, vdiq në moshën 89 vjeçare në mëngjesin e 8 Marsit nga një sëmundje e lidhur me psiqikën”, thuhej në deklaratën e publikuar.
Aktori u bë i famshëm për rolin e tij si Jim Trott në komeditë e BBC. Ai ishte një aktor i suksesshëm i teatrit dhe korri suksese të mëdha me kompaninë “The Royal Shakespeare”. Gjithashtu, u shfaq në versionin filmik të Hamletit në vitin 1990 si dhe në një prodhim të Don Kishotit në vitin 2000.
Përveçse një aktor i talentuar, Trevor ishte gjithashtu një muzikant dhe kompozitor i suksesshëm.
Ai u shfaq me ‘Beatles’ në një edicion special të vitit 1964 “Around the Beatles”, dhe shkroi një numër të hiteve.
Peacock ka qenë i martuar dy herë dhe ishte baba i dy djemve dhe dy vajzave.
Ai u tërhoq nga aktrimi në vitet e fundit për shkak të shëndetit të tij dhe u shfaq për herë të fundit në ekran në 2015./abcnews.al