Ndahet grupi i njohur pas skandaleve

schedule08:19 - 28 Janar, 2022

schedule 08:19 - 28 Janar, 2022

Grupi i vajzave të muzikës K-pop, APRIL është ndarë zyrtarisht. Ky vendim vjen pak më pak se një vit pasi disa anëtarë të grupit u akuzuan për bullizim të dyshuar të ish-anëtares Lee Hyun-joo.

Disa anëtare të APRIL, duke përfshirë Naeun, Jinsol dhe Chaewon, kanë mohuar personalisht akuzat e bëra kundër tyre nga Lee.

“Pas një periudhe të gjatë diskutimi dhe debati, agjencia jonë dhe anëtarët e APRIL vendosën që grupi të shpërndahej dhe të shkonin në rrugë të ndara”, njoftoi agjencia e tyre DSP Media.

Kompania falënderoi gjithashtu fansat që kanë mbështetur grupin për “gjashtë vitet e fundit”, pas debutimit të tyre në 2015./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!