Ndahet çifti i njohur, i japin fund fejesës 1-vjeçare

schedule12:37 - 13 Tetor, 2020

schedule 12:37 - 13 Tetor, 2020

Çifti i njohur, Jonah Hill dhe e fejuara e tij Gianna Santos i kanë dhënë fund fejesës së tyre.

Sipas People, raportohet se aktori 36-vjeçar i nominuar për “Oskar” dhe Gianna kishin një ndarje “miqësore”, pak më shumë se një vit pasi u fejuan.

Ai u pa për herë të parë me Giannam në gusht 2018 dhe fejesa e tyre u konfirmua në tetor 2019.

Gianna është një menaxhere në kompaninë e bukurisë Violet Gray dhe ajo u diplomua në Universitetin Fordham. Ajo më parë ishte stiliste dhe producente për markën e modës “KITH NYC”.

Jonahu së fundmi në Instagram inkurajoi tifozët e tij për të votuar. “Unë gjithmonë ndihem shumë i pambrojtur kur rruaj mjekrën. Ju lutemi votoni”, shkroi ai në fotografi. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!