Është zhvilluar ndeshja e radhës gjysmëfinale në Konferencën e Lindjes në NBA.
Arena “TD Garden”, priti Boston Celtics dhe Philadelphia 76ers, ku vendasit fituan ndaj miqve me rezultatin 121-87 duke dërguar shifrat e përgjithshme në 1-1.
Perioda e parë u mbyll me rezultatin 28-22 për Celtics, ndërsa në të dytën Philadelphia u mposht përsëri 29-27. Çereku i tretë i ndeshjes pa një Boston Celtics dominant, duke fituar 35-16. Në të katërtën, Celtics fiton përsëri 29-22 dhe rezultati final ishte 121-87.
Ai që shkëlqeu në parket ishte Jaylen Brown me 25 pikë, 4 asiste dhe 3 topa në tabelë, ndërsa pas tij vinte lojtari tjetër i Celtics, Malcolm Brogdon, me 23 pikë, 2 asiste dhe 6 topa në tabelë./ h.ll/abcnews.al