NBA, skena të turpshme për Timberwolves: Njëri godet shokun e tjetri murin me grusht, ky i fundit pëson frakturë

schedule11:13 - 10 Prill, 2023

schedule 11:13 - 10 Prill, 2023

Minnesota Timberwolves fitoi ndaj Pelicans me rezultatin 113-108 dhe kanë siguruar vendin e tyre ne play-in të Konferencës Perëndimore kundër Lakers, por ndeshja rezultoi e mbushurur me surpriza dhe dëmtime.

Përveç goditjes me grusht të Rudy Gober ndaj shokut të tij të skuadrës, Kyle Anderson, pati një episod të dytë me protagonist Jaden McDaniels, i cili përfundoi me dorë të thyer.

Kjo ndodhi teksa po shkonte në dhomat e zhveshjes në pjesën e parë dhe ai goditi murin me grusht. Mirëpo, siç kanë treguar edhe analizat mjekësore, lojtari i Timberwolves ka përsuar një frakturë në dorën e djathtë./ h.ll/abcnews.al