Kur ai është në formë, fitorja bëhet edhe më e lehtë. LeBron James duket se është kthyer në kohët e vjetra, kur në parketet e NBA nuk kishte rivalë, duke ndihmuar Los Angeles Lakers në një tjetër fitore në këtë sezon.
Skuadra kaliforniane mundi në transfertë 124-118 skuadrëne Charlotte Hornets, ku “Mbreti” shënoi 26 pikë. Në një mbrëmje të shkëlqyer edhe Anthony Davis. Tre shifra dopjo për “gjigandin” e Lakers që bëri gjithçka për fitoren e skuadrës së tij. Ashtu si James edhe ai shënoi 26 pikë, por ishte i pakapshëm poshtë tabelave me 15 ribaund dhe gjithashtu 11 asist.
Një tjetër yll i rilindur i basketbollit amerikan është Stephen Curry, protagonist kryesor në fitoren e Golden State 109-98 në transfertën e Brooklyn. Kapiteni i “Warriors” shënoi 29 pikë, ndërsa ishte dhe realizuesi më i mirë i ndeshjes.
Një mungesë e madhe në mbrëmjen e fundit të basketbollit amerikan ishte ajo e Joel Embiid. Pa të në parket, Philadelfia shënoi një tjetër humbje në një sfidë të rëndësishme si ajo kundër Dallas. Mavericks festuan në transfertë me rezultatin 102-118. Kyrie Irving ishte njeriu i suksesit me 23 pikë dhe 8 asist. Nën nivelin e zakonshëm ishte paraqitja e Luka Doncic, që u mjaftua me vetëm 19 pikë në këtë sfidë.
Në sfidat e tjera të mbrëmjes së fundit të NBA, fitore të rëndësishme siguruan Cleveland, Atlanta dhe New Orleans. /i.m /abcnews.al