Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

NBA, Oklahoma siguron kreun/ Kampionët, përfundimisht të parët në sezonin e rregullt

schedule12:37 - 9 Prill, 2026

schedule 12:37 - 9 Prill, 2026

E pamundur të përballohen në këtë format.

Oklahoma Thandwr jo më kot është kampione në fuqi e NBA-së dhe sërish siguroi vendin e parë për sezonin e rregullt me 64 fitore e 16 humbje deri tani.

Edhe pse ende duhen dy ndeshje, sërish ekipi me emrin “Rrufeja” nuk mund të arrihet nga San Antonio Spërsat që janë 3 humbje prapa.



Suksesi I radhës ishte bindës 128-110 madje jashtë fushe dhe ndaj një ekipi aspak komod siç është Los Anxhelos Klipers.

Edhe pse ylli I vendasve, Kauai Leonard, shënoi 20 pikë, ndihmuar nga 16 pikë të Bruk Lopezit e Xhordan Milerit, si dhe 17 nga Sanders, sërish Oklahoma doli tepër e fortë.

Ajo u udhëhoq nga I zakonshmi Shej Gilgës Aleksandër, lojtari më I mirë I NBA-së në sezonin e rregullt vitin e kaluar, dhe nga Çet Holmgren.

Shei shënoi 20 pikë, ndërsa ishte në fushë rreth 30 minuta.

Holmgren ishte edhe më lart me 30 pikë, 14 topa në tabela, 5 asistë, 2 vjedhje topi e 4 bllokime gjuajtjesh.

Amerikani 23-vjeçar është që tani një nga yjet më të mirë të ligës, tepër elegant, I talentuar dhe shkathët për shtatlartësinë prej 2.16 metrash.

Oklahoma është e para jo vetëm në Konferencën Perëndimore, por edhe në renditjen e kombinuar, pra do të ketë në favor të vet faktorin fushë në plej ofin për titullin kampion.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!