NBA/ “Mbreti i basketbollit” arrin një tjetër rekord, LeBron James arrin 40 mijë pikë

schedule12:36 - 3 Mars, 2024

schedule 12:36 - 3 Mars, 2024

Që ishte një i përzgjedhur, u kuptua që në fillim. Askush nuk kishte dyshime për LeBron James, madje edhe kur ende po luante në basketbollin e kolegjeve, dhe legjenda e gjallë nuk ka zhgënjyer aspak. Përtej të gjitha rekordeve dhe arritjeve, veterani realizoi edhe diçka që askush nuk e kishte bërë më parë, dhe që nuk dihet se kur mund të mbërrihet e të kalohet.

Në duelin Los Angeles Laker-Denver Pistons, në Los Anxhelos, “Mbreti i basketbollit” arriti 40 000 pikë në karrierën e tij në NBA. Flasim për sezonin e rregullt. Sot ai ka saktësisht 40 017 pikë, ndërsa u bënë kohë që kaloi rekordin legjendar të Karim Abdul Jabar, me 38 387 pikë.

Jo vetëm kaq, por LeBron është ka kaluar edhe nivelin e 10 000 topave të kapur në tabela dhe të 10 000 asisteve. Ende Michael Jordan vazhdon të cilësohet si basketbollisti më i mirë në histori, veçse James nuk mund t’i mohohet fakti se është lojtari më i kompletuar që ka parë loja e koshit.

Ai ka edhe 110 triple double dhe ndodhet në vendin e pestë në këtë renditje në NBA. Në një karrierë mbi 20-vjeçare, Lebron ka fituar 4 tituj, me Miami, Cleveland e Lakers, e ndonëse po i afrohet moshës 40-vjeçare kërkon ta fitojë edhe një të pestë për t’iu afruar të tillëve si Jordan, Magic Jhonson e Bill Russell. Ende nuk dihet se kur do të ndalet “Mbreti”. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!