Mosha është vetëm një numër për LeBron James. Megjithëse po i afrohet të 40-ve, ylli i Lakers kujtoi kohët e arta në mbrëmjen e fundit të NBA, ku bashkë me skuadrën e tij triumfoi në derbin e Los Angeles.
Në një sfidë spektakolare dhe të luftuar deri në sirenën e fundit, Lakers festoi me katër pikë diferencë në rezultatin e përgjithshëm 116-112.
Por deri te suksesi, LeBron dhe shokët e tij duhet të përmbysnin një diferencë të rëndësishme prej 21 pikësh të Clippers deri në mesin e periodës së tretë.
“The King” e mbylli ndeshjen me 34 pikë, 8 asist dhe 6 topa të kapur në tabelë. Një rol të rëndësishëm kishte edhe Antony Davis me dy shifra dopjo, 20 pikë dhe 12 ribaund.
Vazhdon serinë rekord edhe Minesota, që kryeson renditjen në Konferencën e Perëndimit.
“Timberwoolfs” mundën 110-101 Memphis, duke konfirmuar veten si favoritë në këtë sezon të basketbollit amerikan. Antony Edwards shënoi 34 pikë në suksesin e skuadrës së tij, duke merituar edhe titullin “MVP” të ndeshjes.
Në mbërmjen e fundit të NBA shkëlqyen si gjithmonë në këtë sezon të rregullt të NBA edhe dy yjet e Ballkanit, Luka Donçiç dhe Nikola Jokiç.
Basketbollisti slloven ndihmoi Dallas në fitoren 136-125 në transfertën e Toronto, duke mbyllur ndeshjen me tre shifra dopjo, 30 pikë, 16 asist dhe 11 topa të kapur në tabelë.
Tre shifra dopjo edhe për Jokiç në fitoren e Denver 117-96 kundër Sacramento. Basketbollisti serb ishte protagonist absolut me 14 pikë, 14 topa të kapur në tabelë dhe 11 asist./ h.ll/abcnews.al