NBA/ LeBron dhe djali i tij shkruajnë historinë në triumfin e Lakers, Boston fiton me rekord tripikëshash

schedule16:36 - 23 Tetor, 2024

schedule 16:36 - 23 Tetor, 2024

Nuk kishte ngjarë më parë, dhe nuk dihet nëse do të përsëritet.

Një baba dhe djali i tij në fushë në të njëjtën ndeshje të historisë ndodhi në arenën e famshme në Los Anxhelos, dhe nga një mbiemër legjendar.

LeBron James luajti në krah të djalit të tij, Bronny, duke qenë të dy me fanelën e Los Angeles Lakers, në sfidën e parë të sezonit të ri në basketbollin amerikan, ku “Liqenorwt” triumfuan 110-103 ndaj Minnesota Timberwolves, me heroin e sfidës që ishte Anthony Davis.

Lebron dhe djali i tij ishin në parket vetëm për 2 minuta e 41 sekonda, dhe trashëgimtari i “Mbretit të basketbollit” pati vetëm një top të kapur në tabelë, zero pikë dhe zero asistë, ndoshta do të ketë më shumë në të ardhmen, ndërsa vetë “Mbreti” i NBA shënoi 16 pikë në 35 minuta lojë, duke shtuar 5 topa në tabela e 4 asistë.

Davis ishte padyshim i shkëlqyer me plot 36 pikë dhe 16 topa në tabela, ndërsa të tjerët ishin larg tij, megjithatë mes lojtarëve që lanë gjurmë në këtë ndeshje ishin edhe Rui Hachimura, Austin Reaves e Jaxson Hayes.

Në ndeshjen tjetër të fillimit të sezonit në NBA, kampionët në fuqi të Boston Celtics dominuan totalisht sfidën ndaj New York Knicks, duke i munur këta të fundit me rezulatin 132-109, si dhe duke regjistruar një rekord të ëmbël.

Kampionët barazuan rekordin e koshave për tri pikë të shënuara nga një skuadër në një ndeshje të vetme, me Celtics që dërguan topin në kosh plot 29 herë nga distanca, po aq sa Milwaukee Bucks, me këta të fundit që e regjistruan diçka të tillë në ivin 2020 përballë skuadrës së Miami Heat.

Ndërkaq, sa i përket ndeshjes më i miri i sfidës në “TD Garden” ishte “ylli” Jayson Tatum, me 37 pikë, 10 asistime e 4 rebound, ndërsa pa tij vijnë Jaylen Brown me 23 pikë, 7 rebound e 1 asist, si dhe Derrick White me 24 pikë, 4 asistime e 4 rebound. /i.m /abcnews.al