Mund të konsiderohet padyshim, si një nga më të mirët e historisë së kampionatit amerikan të basketbollit, NBA. “Ylli” i Los Angeles Lakers, LeBron James, pavarësisht moshës 39-vjeccare, duke se nuk është ende gati ti varë “këpucët në gozhdë”, teksa është gati për të nisur një “aventurë” të re në karrierën e tij.
“Shtatlarti” nga Ohajo kërkon të qëndrojë në nivelet më larta të këtij sporti, mirëpo skuadra e Lakers duket se nuk e kanë ambicien e “Mbretit” të NBA, me këtë të fundit që po mendon të kalojë te skuadra e Philadelphia 76ers, me këta të fundit, që janë goxha të interesuar për 39-vjeccarin.
Skuadra e Philadelphia, pjesë e Konferencës së Lindjes shihet si një nga pretendentet për të fituar titullin kampion këtë sezon dhe krjimi i një dysheje, së bashku me kamerunasin, Joel Embiid do i bënte tifozët e saj të besonin se titulli mund të vijë vërtet në Filadelfia. /i.m /abcnews.al