NBA/ Kryesuesit nuk zhgënjejnë, Minnesota dhe Boston thellojnë diferencën me rivalët

schedule11:36 - 26 Janar, 2024

schedule 11:36 - 26 Janar, 2024

Nuk ishte ndeshja më e mirë, por aq mjafton, që Minnesota Timberwolves të ruajë serinë rekord në këtë sezon të NBA dhe të forcojë pozitat e saj në krye të Konferencës së Perëndimit, me “Ujqërit” që kaluan me vetëm dy pikë diferencë tranmsfertën e Brookyln Nets, në rezultatin e përgjithshëm 96-94, ndërsa kjo ishte dhe sfida më me pak pikë në mbrëmjen e fundit të basketbollit amerikan.

Karl-Anthony Towns ishte edhe një herë lojtari më i mirë në parket duke regjistruar dy shifra dopjo 27 pikë dhe 10 topa të kapur në tabelë, teksa siç theksuam edhe më lart, me këtë fitore, Minesota ruan vendin e parë në Perëndim, ndërsa thelluan diferencën me Denver.

Kampionët në fuqi të NBA, Denver Nuggets u mundën në transfertën e Nju Jorkut kundër vendasve të Knicks, me rezultatin e thellë 122-84. Për Nuggets nuk mjaftoi një tjetër paraqitje e shkëlqyer nga Nikola Jokiç, që mbylli ndeshjen me 31 pikë dhe 11 topa të kapur në tabelë, me serbin që ishte i vetmi që shpëton nga skuadra e tij, në një mbrëmje vërtetë të keqe.

I ndryshëm është diskutimi për skuadrën e Los Angeles Lakers, që u kthyen te fitorja pas disfatës në derbi. Skuadra kaliforniane mundi 141-132, “Demat” e Chicago Bulls, në sfidën me më shumë pikë të mbrëmjes së fundit në NBA. LeBron James rimori rolin e liderit me 25 pikë dh 12 asist për shokët e tij, duke vendosur suksesin e Lakers. Nga ana tjetër, për Bulls nuk mjaftoi DeMar DeRozan me 32 pikë dhe 10 asist.

Në Konferencën e Perëndimit, kryesuesit e Boston nuk lejuan surpriza, me Celtics, që triumfuan në transfertën e Miami Heat, duke imponuar rezultatin e thellë 110-143, ku edhe një herë Jayson Tatum udhëhoqi rekordmenët e NBA drejt fitores me 26 pikë dhe 8 topa të kapur në tabelë dhe ashtu si Minesota në Perëndim, edhe Boston në Lindje thellon diferencën në krye të renditjes.

Kjo falë humbjes së rëndë të Philadelphia 76ers 134-122 në fushën e Indiana Pacers. Joel Embiid bëri paraqitjen e zakonshme të shkëlqyer me 31 pikë dhe 7 topa në tabelë, por këtë herë nuk ishte e mjaftueshme për “76ers”. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!