NBA jeton “epokën” Jokic/ Denver fiton falë paraqitjes së madhe të kapitenit, me 23 pikë, 20 topa në tabelë dhe 16 asistë

schedule17:36 - 7 Nëntor, 2024

schedule 17:36 - 7 Nëntor, 2024

Ndoshta të tillë si Xhordan apo Lebron janë të paarritshëm, por askush nuk e ka bërë këtë që po bën ai.

Nikola Jokiç po e vazhdon sezonin e tij të shkëlqyer me mesatare “tripëll dabëlli” duke realizuar një tjetër të tillë.

Ishte një ndeshje si finale në basketbollin amerikan, sepse në Denver mbërriti Oklahoma e pathyeshme deri në atë moment.

Duhej fitorja me patjetër dhe Jokiç ishte vendimtar në rezultatin 124-122.

Në një ndeshje tipike prej NBA, ylli serb shënoi 23 pikë, kapi 20 topa në tabela dhe shërbeu 16 asistë.

Tashmë, ai ka katër tripëll dabëlla në vetëm 8 ndeshje, dhe I afrohet podiumit të të gjitha kohëve, shumë pranë legjendës Mexhik Xhonson.

Në krah të tij ishte Rasëll Uestbruk, I vetmi që ka një ndeshje me të paktën 20 pikë, 20 topa në tabela e 10 asistë, që nga koha e Uilt Çembërlenit.

Në moshën 29-vjeçare, kapiteni I ekipit nga Kolorado synon të jetë sërish më I miri I sezonit, dhe të fitojë titullin e dytë në NBA.

Ai ka mesataren këtë vit 28.8 pikë, 13.5 topa në tabela dhe 11 asistë, e madje saktësi realizimi nga loja 53.2 për qind.

Denveri ka 5 fitore e tri humbje, jo larg kreut që e mbajnë Oklahoma, Feniksi dhe Golden Stejti me nga 7 fitore e një humbje. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!