Golden State Warriors janë rikthyerte fitorja në NBA, pas dy humbjeve radhazi.
Në sfidën e zhvilluar në “Chase Center”, Golden State ka triumfuar ndaj Philadelphia 76ers me 12 pikë diferencë, 119-107.
Për skuadrën mike kjo ishte humbja e katërt radhazi në NBA dhe tani kanë rënë në vendin e pestë në Konferencën e Lidnjes. Më i spikatori në fitoren e Golden State ishte padyshim Steph Curry që realizoi 37 pikë, tetë kërcime dhe shtatë asistime.
Me lojë të mirë te vendasit u dalluan edhe Kuminga me 26 pikë dhe kanadezi Andrew Wiggins që shtoi 23 të tjera.
Në anën tjetër, te mysafirët më efikasi ishte Tobias Harris me 26 pikë, por që nuk mjaftuan për fitore./ h.ll/abcnews.al