Në fushën e tij, apo në transfertë, për Denver nuk ka asnjë ndryshim. Nuggets treguan forcën edhe në sfidën e tretë të “play-off”, të NBA, duke dominuar sërish kalifornianët e Los Angeles Lakers, teksa pas dy fitoreve në shtëpi, kampionët në fuqi të basketbollit amerikan fiksuan rezultatin 112-105 ndaj LeBron James dhe shokëve të tij, duke thelluar 3-0 serinë e përgjithshme.
Murray shënoi 29 pikë për Nuggets, por edhe një herë lider i skuadrës së tij ishte Nikola Jokiç. Pretendent në garën për trofeun “MVP” të sezonit, basketbollisti serb iu afrua tre shifrave të tjera dopjo me 24 pikë, 15 topa të kapur në tabelë dhe 9 asist. LeBron James shënoi 26 pikë në këtë sfidë, ndërsa për Lakers nuk mjaftoi Anthony Davies në versionin e tij më të mirë me 33 pikë dhe 15 topa të kapur në tabelë.
Krejt i ndryshëm është diskutimi në përballjet e tjera të luajtura në mbrëmjen e fundit të fazës “play-off”, të NBA, teksa me një Joel Embiid, në një mbrëmjen fantastike, Philadelphia shfrytëzoi menjëherë faktorin fushë, duke mundur me rezultatin 125-114 Nju Jork Niks. Ylli i “Siksërs” shënoi 50 pikë, duke kaluar një legjendë si Allan Aiverson në tabelën e realizuesëve më të mirë në historinë e skuadrës.
Në të njëjtin nivel ishte edhe paraqirtja e Jaylen Branson. Ylli i Knicks shënoi 39 pikë dhe dha 13 asist, por nuk mjaftuan për të evituar humbjen e ekipit të tij. Seria e përgjithashme në këtë sfidë është 2-1, ndërsa Philadelphia do të luajë sfidën e katërt sërish në shtëpi me shpresën për të barazuar rezultatin.
Efekti fushë është ndjerë edhe në Orlando Magic, të cilët u kthyen në lojë duke ngushtuar serinë në 2-1, pas fitores 121-83 kundër Cleveland Cavaliers, me këta të fundit, që kishin fituar dy sfidat e para në shtëpi, por në transfertë u dorëzuan pa kushte, teksa njeriu i triumfit për Orlando ishte Paolo Banchero, me basketbollistin italo-amerikan, që shënoi 31 pikë dhe kapi 14 topa në tabelë për triumfin e skuadrës së tij. /i.m /abcnews.al