NBA: Clippers fitojnë derbin, LeBron nuk shpëton Lakers, Milwaukee vendos një rekord historik

schedule14:06 - 6 Prill, 2023

schedule 14:06 - 6 Prill, 2023

Los Angeles Clippers fituan derbin kundër Lakers, pavarësisht paraqitjes së shkëlqyer në LeBron James. Ndërkohë, Milwaukee vazhdoi serinë pozitive, duke vendosur një rekord historik për Baks.

Një mbrëmje derbi në basketbollin amerikan. Los Angeles Clipers triumfuan në sfidën e qytetit duke mundur me rezultatin 125-118 rivalët e Lakers.

Nuk mjafton Lebron James, që shënoi 33 për skuadrën e tij. Nga ana tjetër, fitorja e Clippers nuk kishte një protagonist të vetëm. Kjo konfirmohet nga fakti që plot katër basketbollistë shënuan mbi 20 pikë, ndërsa 65 pikë të tjera erdhën nga pankina.

Nuk ndalet Milwaukee, që shënoi fitoren e 58-të në këtë sezon, duke vendosur edhe një rekord historik për Baks.

Kryesuesit e Konferencës së Lindjes kaluan 105-92 Chicago Bulls.

Megjithëse pa Atentokoumpo të lënë pushim, Milwaukee arriti të ruajë serinë pozitive me Portis në rolin e shënuesit më të mirë me 27 pikë.

Te fitorja është kthyer edhe Boston. Pavarësisht mungesave të rëndësishme të Tatum, Smart dhe Horfiord, Celtics mundën me shifrat 97-93 Toronton.

Xhalen Braun mori rolin e liderit për Boston, duke mbyllur ndeshjen me dy shifra dopjo 25 pikë dhe 11 topa të kapur në tabelë. Me këtë sukses, skuadra e rekordeve në NBA blindon vendin e dytë në Konferencën e Lindjes.

Në ndeshjet e tjera të mbrëmjes fitore të rëndësishme siguruan edhe Nju Orlins, Bruklin Nets, Atlanta dhe Nju Jork Niks./ h.ll/abcnews.al