NBA/ Boston “prek” titullin, rekordmenët fitojnë bindshëm në Dallas

schedule13:15 - 13 Qershor, 2024

schedule 13:15 - 13 Qershor, 2024

NBA duket se e njohu kampionen e re. Boston Celtics e ka vënë një dorë në trofe pas fitores së ndeshjes së tretë, dhe epërsisë 3-0. Skuadra më e madhe në historinë e basketbollit amerikan, krah për krah me Los Angeles Lakers, arriti një sukses që mund të jetë vendimtar, dhe që cilësohet domethënës.

Celtics triumfuan në arenën e Teksasit me rezultatin 106-99, në sfidën e tretë ndaj Dallas Mavericks, ku dyshja kryesore e “Keltëve” e përbërë nga Jayson Tatum e Jaylen Brown udhëhoqën Boston duke shënuar së bashku 61 pikë, me Tatum që realizoi 31 pikë, kapi 6 topa në tabela e shërbeu 5 asistë, ndërsa Brown shtoi 30 pikë, 8 topa në tabela e 8 asistë. Miqtë ia dolën edhe pa letonezin e fortë, Kristaps Porzingis, që sërish ka probleme fizike.

Te Dallas nuk ishte mbrëmja e yllit Luka Doncic. Kapiteni i Sllovenisë vërtet shënoi 27 pikë, kapi 6 topa në tabela e dha 6 asistë, por gaboi tepër shumë në gjuajtje, duke realizuar vetëm një nga 7 provat për tri pikë dhe në fund, ai u përjashtua teksa u treguar shumë gjaknxehtë, ndërsa Kyrie Irving shënoi 35 pikë duke qenë më i miri për Mavericks, por asnjë ekip nuk ka përmbysur një rezultat 0-3 në finalet e “play-off” për titull në NBA. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!