Nuk ka përmbysje të madhe. Majemi triumfon në ndeshjen e shtatë të Konferencës së Lindjes dhe siguron biletën për në finalet e NBA. Heats triumfuan 4-3 në finalet e Konferencës së Lindjes, duke nxjerrë jashtë pretendentët e Boston. Skuadra nga Florida do të diskutojë “unazat e kampionëve” kundër Denver.
Skuadra nga Florida kaloi “frikën” pas tre humbje radhazi që i lejuan Boston të barazonte 3-3 serinë, duke fituar me rezultatin e thellë 103-84, me Celtics që nuk arritën të shfrytëzonin faktorin fushë, teksa në “TD Garden” e mbyllën pjesën e parë në dizavantazhin 52-41.
Miami tregoi një lojë të vërtetë skuadre të udhëhequr nga Jimmy Butler me 28 pikë, 7 topa në tabelë dhe 6 asist. Dy shifra dopjo gjithashtu për Martin e Adebayo me nga 10 rebaund secili. I pari shënoi gjithashtu 26 pikë, ndërsa tjetri e mbylli ndeshjen me 12 pikë të realizuara.
Mbrëmja e keqe e Celtics konfirmohet nga tabela e shënuesëve, ku megjithëse Tatum bëri një lojë të mirë postë koshave me 11 ribaund, ylli i Boston shënoi vetëm 14 pikë. Nuk bënë më mirë as Brown dhe White, përkatësisht me 19 dhe 18 pikë të realizuara në këtë ndeshje.
Ndërkaq, në finalet e NBA, Miami do të përballet me Denver, ndërsa skuadra nga Florida kërkon të kthehet te titulli kampion që i mungon prej dhjetë vitesh, kur kishte një ekip yjesh me LeBron James, Dwayne Wade, Chris Bosh dhe Ray Allen. /i.m /abcnews.al