Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Nazarko: Sikur të dëgjonin serbët se çfarë themi ne për Vuçiçin, do të çmendeshin

schedule21:39 - 5 Prill, 2022

schedule 21:39 - 5 Prill, 2022

Analisti Mentor Nazarko, deklaroi se Aleksandar Vuçiç arriti të fitojë sërish në Serbi për shkak të rezultateve ekonomike që ka arritur.

I ftuar në “Log.” të gazetarit Endri Xhafo, Nazarko me batutë tha se ndryshe nga shqiptarët, serbët kanë afeksion për Vuçiçin.

Sipas tij sikur serbët të dëgjonin se çfarë diskutohet në tryezat mediatike shqiptare do të çmendeshin.

Diskutimi në rrafshin e rezultateve ekonomike është diskutim real. Po të dëgjonin serbët se çfarë diskutojmë ne në tryezat tona do të çmendeshin, se ne u kërkojmë këtu të largojnë Vuçiçin, të dalin kundër Rusisë. Rezultatet ekonomike e ka krejt ndryshe nga liderët e tjerë”, tha Nazarko.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!