Nazarko: Lufta Rusi-Ukrainë ka pamundësuar njohjen reciproke të Kosovës nga Serbia

schedule13:52 - 18 Mars, 2023

schedule 13:52 - 18 Mars, 2023

Analisti Mentor Nazarko, i ftuar në Abc News, u shpreh se konflikti Rusi-Ukrainë e ka pamundësuar njohjen reciproke të Kosovës nga Serbia. Ai shtoi se refuzimi me forcë i Albin Kurtit për asociacionin e komunave me shumicë serbe ka bërë të mundur që Kosova të mos bëjë lëshime të tjera ndaj Serbisë.

Kam qenë kritik për negocimin nga ana e Kurtit. Por duken evidentuar dy gjëra pozitive. Së pari, refuzimi prej tij në mënyrë agresive i asociacionit ndonëse e ka vënë në dritë negative figurën e tij tek Perëndimorët ama i ka krijuar mundësi Kosovës që të mos bëjë lëshime në fushat e tjera.

Dhe duke dhënë asociacionin, ai është duke dhënë diçka për të cilën Kosova është zotuar. Kurse Serbia, duke pranuar anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, e dobëson forcën e vet negociale kundrejt Kosovës. Ky është lëshimi i parë i madh i njohjes reciproke.

Duhet pranuar që konflikti Rusi-Ukrainë ka pamundësuar kërkesën perëndimore për njohjen reciproke. Njohje reciproke ka kërkuar presidenca Trump. Biden e ka modifikuar këtë kërkesë”, tha Nazarko./abcnews.al