Nazarko: Berisha po amortizohet në goditje, Alibali: Basha po përpiqet të fitojë sa më shumë pikë

schedule12:40 - 25 Tetor, 2021

schedule 12:40 - 25 Tetor, 2021

Analisti Shpëtim Nazarko i ftuar në hapësirën “Argument” në ABC Live ka analizuar situatën në Partinë Demokratike. Nazarko u shpreh se Basha ka arritur të mbajë goditjen e parë të Berishës dhe tashmë po e amortizon atë pjesë pjesë. Lidhur me Berishën, Nazarko deklaroi se tashmë ai është duke u amortizuar në goditje.

“Basha ka arritur të mbajë goditjen e parë. Në një plan duke dëgjuar zotin Neritan besoj qe jam dakord që partia duhet të kishte lëvizje. PD ka operuar me taktikë. Berisha ka qenë strateg i dobët dhe takticien i klasit të parë. Edhe partitë kryesore këtu, edhe ministrat që kanë një copë letër në dorë nga partitë hiqen si udhëheqës. Janë një kopje e shëmtuar e një origjinali të dikurshëm. Këtë edhe ta bënte Berisha nuk të çon diku.

Nuk mund të imponojmë lëvizje të mëdha që tundin shoqërinë. Është një pikë e vdekur për shoqërinë. Ajo që dëgjova nga Basha është ajo që folëm përpara. Basha arriti ta mbajë goditjen e parë te Berishës dhe tenton ta amortizojë pjesë-pjesë.  Në total unë besoj që impakti duhet parë me kohë. Tani mendoj që Berisha është duke u amortizuar në goditje”, deklaroi Nazarko.

Ndërsa analisti Neritan Alibali u shpreh se Basha po përpiqet të fitojë sa më shumë pikë. Lidhur me aleatët ai theksoi se ata janë më të lirë të ndryshojnë qëndrimet e tyre pasi nuk kanë asnjë detyrim kontraktual ndaj Bashës.

“Ne kemi brenda PD anëtarë që e duan shumë Berishën dhe thonë që koha e tij ka kaluar. Kemi të tjerë që thonë që Berisha është i vetmi që e mund Ramën. Basha përpiqet të fitojë në grupe të caktuara njerëzish sa më shumë pikë dhe sa më shumë mundësi për t’i bërë për vete.

Nuk mjafton që Basha të mbajë partinë dhe ta fitojë këtë betejë Berishën por është llokma e partisë që do shkëpusë lëvizja e Berishës. Aleatët nuk kanë asnjë detyrim të sillen sipas politikave që përcakton Basha,. Janë parti më vete. Ata janë shumë më të lirë. Ata nuk kanë asnjë detyrim kontraktual që të mbështesin Bashën”, u shpreh Alibali. m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!