Nazarko: Basha krijoi frymë për ndryshim tek rinia, por nuk u përcoll në fshat

schedule22:40 - 17 Maj, 2021

schedule 22:40 - 17 Maj, 2021

Për analistin Mentor Nazarko, Lulzim Basha krijoi frymë ndryshimi, kryesisht tek rinia urbane. Në studion e “Log.” me Endri Xhafon analisti thekson se pavarësisht se pati një lloj fryme nuk u arrit të përçohej tek fshati, që përbën dhe opinionin më konservator të shoqërisë.

Unë e besoj që ai krijoi frymë. Ishte një lloj fryme për ndryshim që vinte me gjasa edhe nga Kosova, te rinia urbane. Por fryma për ndryshim nuk mbërriti tek fshati.

Po të shkojmë tek analiza veç e veç nuk është plotësisht e vërtetë. Në Laç, ose në Durrës ku janë përdorur këto nuk është se rezultati i PS ka dalë shumë i mirë,” u shpreh ai.

Lexo edhe: Nazarko: Basha duhet të nxiste më shumë votuesit, besoj te rotacioni

Lidhur me situatën në Partinë Demokratike ku do të zhvillohet zgjedhjet për kryetarin e ri, ish deputeti Keltis Kruja tha se Basha duhet të ishte dorëhequr.

“Basha duhet të ishte larguar nga drejtimi i partisë. Pastaj që me një proces që të kishte kohën e duhur me një komision të urtosh PD të zgjidhte një kryetar që ta votonin demokratët. Nuk mund të hyjmë në ato historitë po iku ky kush do të vijë. Patjetër që ka,” u shpreh ai. g.v/abcnews.al