Duke komentuar situatën në Partinë Demokratike, analisti Mentor Nazarko u shpreh se aktualisht kjo forcë politike është përballë dy alterantiave: “Me Berishën apo me Amerikën?”
Në studion e “Log.” me Endri Xhafon, Nazarko tha se i vetmi që ka treguar një lloj distancimi nga Berisha mes kandidatëve për kryetar është Agron Shehaj.
Analisti e cilësoi si kandidat serioz Shehajn, duke theksuar se ka treguar që është i pashantazhuar, megjithëse shton se i mungon edhe fjalori i gjerë politik.
“Interesante janë zhvillimet brenda PD. Rrymat qa janë brenda saj. PD gjendet përballë kësaj alternative, me Berishën apo me Amerikën. Ka një përqindje që janë berishistë deri në vdekje. I vetmi i cili po tregon distancim është Shehaj. Në Shqipëri përgjithësisht me përjashtim të Nanos që iku, Berisha ka vazhduar që ta ketë ndikimin e tij të fuqishëm. Basha është djali i pleqërisë i tij. Ka disa momente që duhet ta përdorë partinë.
Pikëpyetja është që të gjitha këto zhvillime po ndodhin në momentin kur Berishës i duhet partia. Ca është Shehaj? Është kandidat serioz, më i votuari edhe për disa arsye të tjera. Ai është i vetëbërë. Ka bërë biznes jashtë, ngjan edhe si aktor i këtyre telenovelave. Ka një moment që është bërë më i spikatur. Te protesta e Astirit, bëri denoncim që preku një kompani. Unë e quaj të gabuar, që të përmenden emrat e kompanive. Preku një kompani q kishte marrëdhënie të shkqëlqyera me Berishën dhe PS. Ka venë një lloj ideje që është i pableshëm. Vjen nga biznesi dhe i pashantazhueshëm. S’ka fjalor të gjerë politik, i shkrihet dialekti italian me atë vlonjat, por kjo mund të jetë pikë force,” u shpreh Nazarko. g.v/abcnews.al