Navalny përcillet për në banesën e fundit, mijëra mbështetës mblidhen për t’i dhënë lamtumirën

schedule11:23 - 1 Mars, 2024

schedule 11:23 - 1 Mars, 2024

Lideri opozitar rus do të përcillet sot për në banesën e fundit, me njerëzit që  janë mbledhur jashtë kishës në jug perëndim te moskës, ku do të zhvillohet ceremonia mortore e kritikut më të zëshëm të presidentit rus.

Forcat ruse të sigurisë janë mbledhur afër vendit ku do të prehet trupi i Navalnyt. Në rrugën drejt kishës janë vendosur shumë gardhe metalike. Referuar raportimeve të paktën 40 makina të policisë janë parkuar afër kishës në mëngjesin e 1 marsit.

Kremlini thotë se çdo grumbullim i paligjshëm për Alexei Navalny,  i cili ishte një kritik i ashpër i Vladimir Putin do të shkelë ligjin.

Zëdhënësi Dmitry Peskov u tha gazetarëve se nuk do të jepte asnjë vlerësim për Navalny si figurë politike dhe se nuk kishte asgjë për t’u thënë të afërmve të tij.

Ekipi i 47-vjecarit thotë se ata vazhdojnë të përballen me vështirësi në organizimin e ceremonisë së lamtumirës. Ata thanë se të gjithë ata që nuk mund të marrin pjesë, ceremonia do të transmetohet drejtpërdrejt në YouTube.

Më shumë se 1,000 njerëz janë mbledhur pranë Kishës për të thënë nderimet e tyre për Alexei Navalny.

Njerëzit që po marrin pjesë në ceremoninë e tij të lamtumirës janë këshilluar nga grupet e të drejtave të shkruajnë detajet e avokatëve që mund t’i ndihmojnë nëse arrestohen.

Atyre u është kërkuar gjithashtu që të marrin me vete pasaportat dhe shishet të vogla me ujë.

Navalny vdiq më 16 shkurt në koloninë penale në Siberi ku po vuante një dënim 19-vjeçar pasi u shpall fajtor për krijimin e një komuniteti ekstremist, financimin e aktivistëve ekstremistë dhe krime të tjera në gusht.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!